Video emocionuese! Momenti kur nëna me tre fëmijë nxirren të gjallë nga rrënojat (VIDEO)
Njw video emocionuese vjen nga Turqia, aty ku twrmeti ka shwnuar 27 tw vdekur.

Një nënë e katër fëmijëve që mbeti nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, shpëtoi e gjallë së bashku me tre fëmijët e saj. Ekipet vazhdojnë kërkimet për fëmijën tjetër.

Rreth 18 orë pas tërmetit, nëna me tre fëmijët e saj u larguan me ndihmën e ekipeve.

Ata dolën nga rrënojat, u mbështollën me batanije dhe u dërguan në një ambulancë për trajtim.

Gruaja Seher Perinçek dhe katër fëmijët, kishin mbetur brenda rrënojave pas lëkundjeve nga tërmeti i djeshëm. Të paktën 20 ndërtesa u shkatërruan në qytetin e Izmirit. Me qindra raportohen të plagosur, ndërsa kërkimet për të mbijetuar apo të humbur nuk kanë përfunduar ende.
Shtuar më 31/10/2020, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori