Një mjek japonez i quajtu Toshiki Fukutsuji ka zhvilluar një metodë unike për të mbajtur në formë zonën e belit dhe barkut. Gjithçka që ju nevojitet është një
peshqir i thjeshtë dhe pesë minuta. Provoni ta bëni për 10-30 ditë, për të vënë re ndryshimet.
- Merrni një
peshqir dhe mbështilleni fortë për ta bërë sa më trashë dhe të gjatë.
-
Uluni në një sipërfaqe të sheshtë. Një shtrat apo divani i shtëpisë nuk bën punë, kështu që
uluni në dysheme dhe
nëse keni,
vendosni një nga tapetet që përdoren për yoga apo aerobi.
-
Vendosni peshqirin pas jush.
- Shtrihuni butësisht me shpinë.
- Hapini këmbët njësoj sa gjerësia e shpatullave dhe drejtoni gishtat e mëdhenj të këmbëve “përballë” njëri-tjetrit.
- Shtrini krahët, ktheni pëllëmbët e duarve.
-
Qëndroni në këtë pozicion për 5 minuta. (Sugjerim:
vendosni këngët e preferuara në sfond, pasi kështu nuk do t’i ndjeni minutat.)
-
Nëse nuk arrini të
qëndroni për 5 minuta, provoni 2-3 minuta.
- Më pas, ngrihuni lehtësisht dhe jo menjëherë që të mos lëndoheni.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 15:08