Vetëm gërmadha, çfarë ka mbetur në Thumanën ku u shuan familje të tëra (VIDEO)
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë dhjetëra viktima në Thumanë.

Në pamjet me dron duket ajo çfarë ka mbetur në Thumanë ku u shuan disa familje.

Përveç tre pallateve që u rrënuan, IKMT do të shembë edhe një pallat të katërt i cili ka pësuar dëme në pjesën e kateve të sipërme të tij, ku është shkëputur një pjesë e madhe në katin e fundit.

Pallati është identifikuar si i pabanueshëm dhe me rrezik për godinat përreth, arsye për të cilën do të shembet.
Shtuar më 02/12/2019, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori