Vesa Luma kthehet pas në kohë dhe kujton me mall pjesëmarrjen tek "Ethet e së premtes" (VIDEO)


Këngëtarja Vesa Luma është një ndër emrat më të njohur e më të dashur të muzikës për popullin shqiptar, e cila numëron hite në repertorin e saj.

Vesa ka vite në botën e muzikës dhe publiku e do po njësoj, madje baladat e saj të vjetra vazhdojnë të dëgjohen shumë edhe sot.

Tashmë që ka nisur një tjetër jetë në Zelandën e Re së bashku me partnerin, Big Bastën dhe djalin e tyre Lian, Vesa ka nisur t’i mungojë shumë publikut.

Sigurisht edhe publiku asaj dhe këngëtarja s’ngurron ta tregojë këtë.

Së fundmi, Vesa është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar me mall në disa postime në InstaStory emisionin e dikurshëm “Ethet e së premtes”, ku ajo u njoh me skenën e publikun.

Këngëtarja tregon se ky emision ka qenë shkolla e saj më e mirë, teksa shkruan krahas postimit:

“Do ta them çdo ditë! Shkolla që kam marrë nga ethet është e pazëvendësueshme. Që nga mënyra se si të përshëndesësh publikun, si të mbash mikrofonin kur këndon- pushon- sa të buzëqeshësh ose edhe si ta kthesh publikun të të duartrokasi më gjatë. Mirënjohëse përgjithmonë!”- shkruan këngëtarja në InstaStory.

Shtuar më 18/01/2021, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori