Kryeministri i vendit, Avdullah
Hoti ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është e rëndë.
Në një konferncë për medie, i pari i ekzekutivit ka thënë se
masat e
marra para dy jave do të vazhdojnë të jenë në fuqi.
“Situata me COVID-19 është e rëndë, por është e menaxhueshme. Është rritur kapacitetet për testime. Nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 145 mijë qytetarë.
Masat e
marra më parë do të vazhdojnë të jenë në fuqi”, tha
Hoti.
Kryeministri
Hoti ka shtuar se
masat e
marra më parë, sipas tij, kanë dhënë efekt, për çka siç ka shtuar, është zvogëluar numri i rasteve të reja me virusin korona.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 17:46