Veliaj “zbulon” profesionin e ri, talenti i panjohur i kryebashkiakut të Tiranës (VIDEO)
Kryebashkiaku Veliaj ka treguar dje një tjetër aftësi të cilën nuk e kishim njohur.

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryebashkiaku Veliaj nuk ka hezituar që të përgatisë edhe vetë pica, duke u kujdesur deri në detaje, jo vetëm për pjekjen në furrë, por edhe për asortimentet e ndryshme që e bëjnë një picë të shijshme.

Më pas, kreu i Bashkisë shpërndau picat tek Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” duke krijuar një atmosferë tejet festive për të vegjlit dhe vijoi më pas me shpërndarjen e tyre edhe në familjet në nevojë. “E keni parë Picajolin e ri të Properit.

E kaluam bukur ditën dje me shokët e shoqet e Zyber Hallullit dhe në ndihmë të 400 familjeve në nevojë të Tiranës.

U përpoqëm të bëjmë diçka konkrete se kjo i ndihmon njerëzit, jo sherret pa bazë e lagu s'e lagu! Festat janë një mundësi më shumë për t'u mbledhur së bashku dhe për të ndihmuar”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook.
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori