Veliaj bën video me danoçin nga Kina: Çun tirone! (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një video-selfie me mikun e tij më të ri, Yllin nga Kina, por që thotë se është çun tirone.

"Do t’ju prezantoj me tironsin më simpatik që kam takuar ndonjëherë", thotë Veliaj.

Ndërkohë, Ylli duke përshëndetur gjithë "tironsit e vjetër", i pyetur nga Veliaj, thotë se është çun tirone, çun pazari.

Bashkëngjitur videos në fjalë, Veliaj ka shkruar:

"Çun tirone, çun pazari. ⁣Bashkë me shokun tim Yllin, danoçin nga Kina, përshëndesim të gjithë tironsit".⁣
Shtuar më 13/02/2020, ora 19:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori