"Vdekje shqiptarëve!" Ja dëmet nga sulmi në Muzeun e Alfabetit në Manastir (VIDEO LAJM)
Mëngjesin e sotëm, në ditën e 7 Marsit, festës së mësuesit, 4 persona të panjohur kanë sulmuar me koktej molotovi Muzeun e Alfabetit në Manastir.

Sikurse shihet në video, përveç dritareve të thyera edhe zhgarravinat në muret e muzeut, janë shkruar mbishkrime nacionaliste si: "Vdekje shqiptarëve", "As VMRO dhe As LSDM. Do t'ju djegim", si dhe shenja të tjera nazizmi.

"Rasti është paraqitur në orën 06:45. Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes është konstatuar se një person i panjohur ka hedhur shishe xhami me lëndë djegëse duke dëmtuar derën hyrëse të muzeut. Si prova janë konfiskuar shishe xhami, lecka, lëngje të panjohura dhe ngjitës" kanë bërë me dije nga Ministria e Brendshme.

Sulmin ndaj Shtëpisë së Alfabetit e kanë dënuar të partitë më të mëdha vendase, shqiptare dhe maqedonase, si dhe kanë apeluar për gjetjen sa më shpejtë të autorëve, transmeton "Alsat".

Reagime për sulmin kanë ardhur edhe nga Tirana, ku Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar mbrojte më efektive të MuzeutAlfabetit nga ana autoritete në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori