Sulmet me dronë në Kiev, Ukraina-Iranit: Ju jeni përgjegjës për vrasjet e ukrainasve

Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak tha se Irani ishte përgjegjës për vrasjet e ukrainasve ​​pasi Rusia filloi sulmet në qytetet ukrainase sot me dronë të prodhuar nga Irani. Ukraina ka raportuar një rritje të sulmeve ruse me dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani në javët e fundit. Irani mohon t’i ofrojë Rusisë këta dronë të pilotuar nga distanca, ndërsa Kremlini nuk ka komentuar.

“Irani është përgjegjës për vrasjet e ukrainasve. Vendi që shtyp popullin e vet tani po armatos monstrat rusë për vrasje masive në zemër të Evropës. Ja çfarë do të thotë punë e pafund dhe lëshime ndaj totalitarizmit. Kjo është ajo që ndodh kur sanksionet nuk janë të mjaftueshme ”, shkroi Podoliak në Twitter.

Për këto sulme Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba që t’i kërkojë Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione shtesë kundër Teheranit, pas sulmeve të mëngjesit nga dronët iranianë që vranë të paktën tre persona. Është e nevojshme të vendosen sanksione ndaj Iranit për furnizimin me dronë të Rusisë.