Pas 8 vitesh martesë, nëna e Beyonce ndahet nga bashkëshorti

Nëna e këngëtares së njohur Beyonce, Tina Knowles Lawson i ka dhënë fund martesës së saj 8-vjeçare me bashkëshortin e saj Richard Lawson.

Sipas disa dokumenteve të gjykatës të të siguruara nga People, 69-vjeçarja këtë të mërkurë bëri kërkesë për divorc duke treguar se ajo dhe partneri i saj kishin keqkuptime me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër dizajnerja gjithashtu i ka kërkuar gjykatës që ti rikthehet mbiemri që kishte përpara martesës, Celestine Knowles.

Ish-çifti u njohën në vitin 2013 dhe vetëm dy vite më pas ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Kjo ishte martesa e dytë për dyshen pasi Knowles disa vite më parë u nda nga bashkëshorti i saj, babai i Beyonces.

Ndërsa Richard u divorcua nga ish-bashkëshortja në vitin 2011 me të cilën ai ka dhe një fëmijë, Solange Knowles.