“Jeta një ferr i vërtetë për popullin e Ukrainës”, Guterres flet për pushtimin rus

Pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi “vdekje, shkatërrim dhe emigrim në një shkallë të gjerë”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Antonio Guterres, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit, i cili mbajti një minutë heshtje për përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.

“Jeta është kthyer në një ferr të vërtetë për popullin ukrainas”, tha Guterres.

Ao tha se rreth 17.6 milionë njerëz, pra 40% e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare, ndërsa 40% e popullsisë nuk ka ushqim të mjaftueshëm.

“Lufta ka ndezur një krizë të paprecedentë migracioni në Evropë ,” me tetë milionë refugjatë në vende të ndryshme dhe pesë milionë të tjerë të zhvendosur brenda Ukrainës.

Shefi i OKB-së shtoi se më shumë se gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe disa nga ata që janë ndarë nga familjet e tyre janë në rrezik të dhunës ose shfrytëzimit.

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut regjistroi gjithashtu “dhjetëra raste të dhunës seksuale ndaj burrave, grave dhe vajzave” dhe të mos harrojmë “qindra rastet e zhdukjes me forcë dhe ndalimit arbitrar të civilëve”.

Ai iu drejtua më pas situatës rreth termocentraleve bërthamore, duke kërkuar që të krijohen zona sigurie për të shmangur fatkeqësitë.

“Këto kërcënime janë të papranueshme. Ne duhet të parandalojmë përshkallëzimin e mëtejshëm”./albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 22:28