Çekiçi pranë kalimit në Kroaci, do të bashkohet me Eros Grezdën

Sipas asaj që raportojnë mediat Sllovene klubi i Osjek është e interesuar për fantazistin e Olympia ljubljana, Endri Çekiçi.

Pogradecari së fundmi ka qenë i lidhur më së shumti me një kalim në Superligën Turke, por klubi kroat duket se është gati të paguaj 1 milion euro për ta blerë kartonin e tij nga kampionët e Sllovenisë.

Kjo do të ishte një goditje e bujshme për Osjekun ku luan dhe Grezda pasi ky klub këtë sezon pretendon të uli nga froni gjigantët e Dinamo Zagreb.

Kujtojmë se Çekiçi gjendet i grumbulluar me kombëtaren dhe është në pritje të debutimit me fanellën kuqezi në ndeshjen e së hënës ndaj Lituanisë.


Shtuar 6.09.2020 07:01