Largohet nga politika, Grida Duma tregon pengun më të madh: Nuk do ia fal kurrë politikës së llumit

Deputetja e PD-së Grida Duma ka njoftuar largimin nga politika duke lënë mandatin. Ajo gjatë fjalës së saj ka treguar dhe pengun më të madh në jetën politikë, për të cilën thotë se do ta peng deri në ditën e fundit të jetës.

“Unë shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësisë, por kam qenë para jush edhe për beteja të tjera. Mua më kanë goditur dhe personalisht dhe e kanë bërë sepse nuk më kanë gjetur asnjë korrupsion apo aferë. Sot do t’ju them që nuk do ia fal kurrë politikes së llumit. Që do të jetë pengu i ditës së fundit të jetës. Goditja që më bënin mua në brez, godiste më shumë tim bir”, tha Duma./albeu.com


Shtuar 8.11.2022 10:40