Vajza e Robert Alias mahnit jurinë, kalon në finalen e "The Voice" në Belgjikë (VIDEO)
Vajza e Robert Aliajt, Gala, është zyrtarisht një nga finalistet e “The Voice Kids” në Blegjikë. Pak muaj më parë, në audicionet e fshehura të programit, ajo arriti të mahnisë jurinë me këngën e Norah James, “Don’t Knoë Why”.

Ndërkohë sot, ka qenë Roberti i cili ka bërë me dije se Gala ka kaluar me sukses në finalen e programit, duke postuar një pjesë nga performanca e saj.

Ajo ka triumfuar në gjysëm-finale duke performuar “Stop This Flame” nga Celste, ndërkohë që anëtarët e jurisë duken se po e shijojnë performancën e saj njësoj si herën e parë.

Pranë skenës mund të dallohet edhe Roberti, më krenarr se kurrë për vajzën e tij.

Shtuar më 05/09/2020, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori