Vajza e Beyoce e lindur për në skenë, thyen rekord me një këngë (VIDEO)
Ditën e djeshme këngëtarja e hiteve, Beyonce hodhi në treg albumin e saj më të ri, “The Lion King: The Gift”.

Albumin ajo e cilësoi si një dhuratë për Afrikën dhe menjëherë pas publikimit ai po thyen rekorde.

Albumi përfshinte disa këngë mjaft të realizuara, megjithatë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave ka qenë “Broën skin girl”.

Beyonce transmeton një mesazh shumë të fuqishëm për të gjithë njerëzit me ngjyrë ku ju tregon se ata duhet të duan ngjyrën e tyre të lëkurës.

Megjithatë detaji më i veçantë i këngës ishte vajza e këngëtares, Blue Ivy.

Mjaft e përfshirë në kënga ajo këndon pjesën e parë të saj, të cilën e ka shkruar vetë.

Me anë të kësaj kënge Blue Ivy ka marrë një numër të madh komentesh ndër të cilët dallojnë ata që e krahasojnë me të ëmën.

Blue Ivy po i heq kurorën Beyonce me ‘Broën skin girl’. Faleminderit që po na dhuron kaq zë të bukur Blue Ivy”, ishte një komentues në Tëitter.

Kjo këngë duket se e tregon qartë se Blue ka lindur për të qenë një yll në skenë.

Shtuar më 20/07/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori