“X” i kuq në fytyrë, vrasja e biznesmenit nga Shkupi e paralajmëruar, por zbardhja e krimit mbetet enigmë

Drejtuesit e policisë së Greqisë po përpiqen të zbadhin enigmën e vrasjes së biznesmenti 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili u ekzekutua orët e para të ditës së shtunë me 19 plumba në Halkidiki.

Protothema.gr raporton se çështja tashmë i ka kaluar Departamentit të Vrasjeve të Selanikut, i cili do të bashkëpunojë me policinë e Maqedonisë së Veriut për mbledhjen e provave që mund të “tregojnë” autorët.

Burime policore sqaruan se bashkëpunimi mes dy vendeve konsiderohet i domosdoshëm për zbardhjen e rastit për shkak të aktiviteteve që dyshohet se viktima ka pasur gjatë natës.

39-vjeçari, i cili kishte pseudonimin “Oki”, dyshohet se, sipas raportimeve nga shteti fqinj, ishte lider i njërës prej dy organizatave kryesore kriminale që vepronin në Shkup, ndërsa mënyra se si ai u ekzekutua ishte mafioze.

“Me shumë gjasa vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur për shkak të rivaliteteve mes organizatave kriminale. Oki ka qenë i njohur për autoritetet e shtetit fqinj, ndaj për identifikimin e autorëve duhet të ketë bashkëpunim mes dy forcave policore për mbledhjen e më shumë informacioneve”, theksojnë të njëjtat burime.

Një tjetër element që tregon se ekzekutimi i 39-vjeçarit ka qenë i organizuar është fakti se dy foto të 39-vjeçarit, duke qëndruar pranë një grupi meshkujsh, të cilët kishin në kokë, një “X” e kuq.

Në foton e parë, në kokën e 39-vjeçarit shkruhej “së shpejti” dhe në të dytën ishte zëvendësuar gjithashtu me një “X” të kuq.

Burime për mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari merrej me biznese kazinoje, ndërsa zotëronte edhe një distileri. Njëkohësisht, të njëjtat burime sqaruan se me shumë gjasa 39-vjeçari e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi.

Në ditën e vrasjes së viktimës, ai ndodhej në një apartament të marrë me qira, ku kishte shkuar të vizitonte katër shokë të tjerë. Autorët dyshohet se lëviznin me motoçikletë, ndërsa ishin të maskuar.

Pasi janë afruar në banesë kanë hapur zjarr për pasojë 39-vjeçari ka vdekur në vend dhe një nga shokët e tij ka mbetur i plagosur./albeu.com