Uragani "Irma", meteorologu sfidon erërat e forta për të bërë matje (VIDEO)

Uragani “Irma” kaloi mbi Floridan si një stuhi e kategorisë së katërt për t’u zbutur më pas në një stuhi të kategorisë së parë.

Meteorologu Juston Drake, i cili gjithashtu punon si gazetar duke mbuluar situta me mot ekstrem doli për të matur erërat e krijuara nga “zemërimi” i uraganit “Irma”.

Raportohet se në ato momente erërat kanë fryrë me 150 kilometra në orë, kurse meteorologu kishte ngjitur një maskë në fytyrë për mbrojte.

Ai shtyhej vazhdimisht, por ishte i vendosur ta vazhdojë “rrugëtimin” e tij duke qëndruar në këmbë derisa bëri matjet e duhura të shpejtësisë së erës. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 23:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori