U takuan pas sherrit të bujshëm, Dasara tregon çfarë ndodhi me Gerta Shinon (VIDEO)
Pak kohë më parë, u bë viral sherri virtual mes Dasara Karaiskaj dhe ish-banores së "Big Brother Albania", Gerta Shino.

Mjafton të kërkoi në "Google" dhe do të gjeni pafund lajme për replika mes tyre.

Dasara Karaiskaj, teksa është intervistuar së fundmi nga Ronaldo Sharka për "Mes Yjesh" në Ora Neës, në linjën e sqarimit të sherreve, foli edhe për atë me Gerta Shinon:

Ronaldo Sharka: Seç është dhe një titull tjetër që një ish banore e Big Brother do të të hidhte në gjyq, a do e hidhje ti.

Dasara Karaiskaj: E është! Ty bravo të qoftë që e përmende sepse kjo lidhet me linjën e bisedës që po të bëja! Kur ka ardhur Capital T në Tiranë për "Time Capsule", organizoi një festë private me VIP-a. Rasësisht në tavolinë kisha këtë vajzën. I dhash dorën dhe i thash nuk të njoh! Ajo tha, më njeh, i thash nuk të njoh, dhe kur ajo m'u prezantua e kuptova se ishte pikërisht kjo vajza që kishte bërë namin nëpër portale. I thash, dëgjo, njerëzit nuk e kuptojnë që unë nuk u mora me ty, u mora me fenomenin. Të kam harruar, nuk mbaj mëri"- tregoi Dasara për përballjen pas sherrit virtual duke shtuar më tej se nuk mban bretkosa brënda, i ka nxjerrë të gjitha dhe e bën gjumin e qetë, thënë ndryshe nuk mban inate!

Shtuar më 29/05/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori