U solidarizuat me Xhisielën? Kjo video do t'ju bëjë të pendoheni (VIDEO)
Pëlqej
Xhisiela Maloku, vajza që ngriti shtetin në këmbë me akuzat e saj fillimisht për përdhunim dhe torturë nga djalit i deputetit socialist, Rrahman Rraja u shfaq sot para gjykatës së Apelit në Tiranë duke kërkuar lirimin e personit që më parë e kishte denoncuar disa herë për dhunë.

Ajo foli me një ton sfidues ndaj mediave dhe gazetarëve, të cilët u solidarizuan me të që në momentin e parë kur shpërtheu historia e saj duke i kërcënuar madje edhe se do t'i hidhte në gjyq.

Ishte një situatë komike në fakt, ku një vajzë e vedhur kokë e këmbë me veshje të markave më të shtrenjta në botë dhe që nuk ka ka punuar asnjë ditë të kërcënojë sy për sy njerëzit e medias, të cilët nuk i marrin në një muaj ato para që Xhisiela Maloku mbante veshur.

E megjithatë, secili prej gazetarëve dhe mijëra qytetarë shqiptar u solidarizuan me të kur shpërtheu skandali pasi kishim të bënim në fakt me një vajzë jetime që rrihej dhe torturohej nga djali i një deputeti.

Mjaftoi kjo panoramë për t'u solidarizuar me Xhisiela Malokun i madh e vogël.

Madje, shumë njerëz dolën para kryeministrisë, përfshi edhe shkruesin e këtyre radhëve për të protestuar kundër pushtetit që dhunon nënat, vajzat dhe motrat tona dhe që më pas nuk i hyn një gjemb në këmbë.

Por, Xhisiela jo vetëm që nuk është mirënjohëse për këtë solidarizim, si rrallë ndonjëherë të medias shqiptare, por ka kurajon edhe të kërcënojë njerëzit që rrezikuan vendin e punës për t'i dalë në krah "vajzës jetime që rrihej e përdhunohej nga djali i një deputeti". /E.S-Albeu.com/

Shtuar më 17/10/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori