U nis me burrin në Hungari, humb kontaktet me familjen (VIDEO)
Batije Buxhaku, 19-vjeçe ka humbur kontaktet me familjen e saj.

Ajo ka shkuar drejt Hungarisë së bashku me bashkëshortin e saj, i cili ka marrë 1 mijë euro nga familja e nuses me qëllim që ti ketë për rrugë.

Por, se një i afërm i familjes së vajzës thotë se çifti mund të mos jetë nisur për në Hungari, por se paratë mund të jenë marrë nga bashkëshorti i Batijes, raporton KTV.

Familja ka kërkuar ndihmë nga shqiptarët në emigracion që të mund të kontribojnë në kërkimin e Batijes./albeu.com/

Shtuar më 17/01/2015, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori