Veliaj zbulon se kush është kryebashkiaku i ri i natës në Tiranë
Në vitin 2017, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj na prezantoi me kryebashkiakun e natës, Briken Fejzullai, i cili kishte për detyrë të promovonte mundësitë që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Fejzullahu u larguar nga ky ‘post’. Ndërkaq ditën sotme Veliaj ka prezantuar Rezart Cenajn si krybashkiakun e ri të Natës i cili do të ndjekë jetën kulturore të natës.

“Kam kënaqësinë t’ju prezantoj me shokun tim Rezi Cenaj, kryebashkiakun e ri të natës. 👍🌃 Tani që kemi Rezin, edhe unë di kujt t’ia lë stafetën pas pune.😉 Do fillojmë menjëherë me “Natën e Bardhë” në 29 Nëntor, ku na presin plot surpriza dhe një festë e paparë. 🥳🎉🌠👨‍🎤Super entuziast!😀”– shkruan Veliaj.
Shtuar më 16/10/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori