IRONIA/ Dervishi: Nuk ka prokuror që të hetojë “Akt1vistin”, pasi kanë konflikt interesi

Nga “Patronazhistët” socialistët në pushtet tashmë kanë startuar me një tjetër aplikacion atë të “Akt1vistit” me anë të së cilit “masin” performancën përmes rrjeteve sociale të punës së çdo ministrie.

Por ajo që binte në sy në listën e publikuar ishte se pjesë e këtij aplikacioni veç punonjësve të thjeshtë të administratës, militantëve, kishte edhe përfaqësues të lartë të institucionit të drejtësisë.

E gjithë kjo “zallamahi” që po ndodh në Shqipërinë tonë, nuk kishte si t’i shpëtonte dhe ironisë së analistit Lutfi Dervishi.

Përmes një postimi në Facebook, Dervishi me ironi shkruan se tashmë është e qartë arsyeja se pse nuk ka prokuror në Shqipëri që të hetojë “Akt1vistin”, pasi do të kishte konflik interesi.

Postimi i Dervishit:

E qartë se pse nuk gjendet një prokuror për të nisur hetimet për aplikacionin akt1visti. Prokurorët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, njerëz që punojnë në Prokurorinë e Posaçme bëkan like dhe komente dhe kane konflikt interesi: nuk mund të hetojnë veten

/AlbEu.com/


Shtuar 7.02.2023 21:46