Formacionet e mundshme të supersfidës Inter-Napoli (FOTO LAJM)

Të dielën në orën 18:00, në stadiumin “Giussepe Meazza” do të luhet supersfida e javës në kampinatin italian midis Inter-it dhe Napoli-t.

Stadiumi i Milanos do të jetë i mbushur në 75% të kapacitetit ku tifozët zikaltër do të “pushtojnë” shkallët e stadiumit. Inter ka dy mungesa të rëndësishme në formacion ku De Vrij dhe Sanchez janë të dëmtuar. Dzeko nuk është në formën e tij më të mirë dhe mendohet se do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Pak dyshime te Napoli për shkak të ndeshjes shumë delikate në San Siro kundër Interit. Spalletti rikuperon Koulibaly-n e pezulluar dhe duhet të gjejë (për pankinë) edhe Kostas Manolas. Nuk duhet të jetë Diego Demme, ende pozitiv në Covid, por që mund të jetë pjesë e skuadrës në rast të një tamponi negativ në ditët në vijim./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 19.11.2021 09:19