Tym e përplasje në Kuvend, reagon ashpër Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestën e opozitës dhe incidentin e ndodhur brenda sallës së Kuvendit.

Rama e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar të opozitës për bllokimin e reformës.

“Shfaqjen e sotme e dha opozita por faturën e merr përsëri gjithë vendi, që është më afër se kurrë çeljes së negociatave në BE dhe nuk meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e opozitës që udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.

Bëra sa munda dhe sinqerisht nuk e di se cfarë mund të bëja më shumë për të çelur dialogu e opozitës lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkoshëm”- tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2017, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori