Turqia në flakë, 30 të vrarë, protestuesit duan të sulmohet ISIS (FOTO - VIDEO)
Në Turqi kanë shpërthyer protesta masive, pasi kërkohet nga qeveria të godasë ISIS-in në qytetin e banuar nga kurdët, në Kobane.

Viktimat e fundit janë shënuar pas përleshjeve mes protestuesve dhe policiëve në rajonin e Gaziantep.

Gati në një shtet-rrethim, protestuesit kurdë janë gjetur vështirë dhe si pasojë 20 prej tyre janë plagosur.

Në këtë përleshje ka patur edhe policë të plagosur.

Gjatë protestave në mbështetje të kurdëve sirianë në Kobane policia ka përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë me presion.

Veç 30 personave të vrarë gjatë këtyre ditëve, policia ka arrestuar mbi 50 gra aktiviste që protestonin kundër grupit terrorist ISIS. /albeu.com/

Turqia ne flake, 10 te vrare

Shtuar më 10/10/2014, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori