Turqia bie në kurthin e Afganistanit, fillon lufta me milicët shiit në Afrin (VIDEO)
Një konflikt i ri edhe më i gjerë po merr jetë aktualisht në Siri.
Gjatë ditës së djeshme, forca ushtarake në mbështetje të Presidentit Bashar al Asad janë futur në
zonën e Afrinit në veri të Sirisë duke i ardhur në ndihmë kurdëve të YPG-së ku ndër ushtrisë
turke që ndodhet prej një muaji në rajon.
Televizioni sirian transmetoi live pamjet e futjes së
milicëve shiit në zonë, të cilët përbëhen nga grupe të ndryshme duke filluar nga Hesbullahu i Libanit deri tek grupet e tjera që mbështesin Presidentin Asad, ndërsa mediat
turke raportuan se ushtria e tyre bombardoi formacionet ushtarake në fjalë duke i kërkuar largimin nga rajoni i Afrinit, përcjell Albeu.com.
Ushtria
turke ka bombarduar gjatë gjithë natës pozicionet e
milicëve shiit që kanë shkuar në Afrin, ndërsa mediat ndërkombëtare e cilësojnë këtë që po ndodh "Rënie të Erdoganit në kurthin e Afganistanit" duke marrë parasysh atë që i ndodhi ish-Bashkimit Sovjetik gjatë luftës në Afganistan.
Krahas kurdëve, tani ushtrisë
turke i duhet të luftojë edhe kundër
milicëve shiit që mbështeten me armë, njerëz dhe logjistikë nga Siria dhe Irani.
Nga ana tjetër, Rusia ka hequr "rrjetën" mbrojtëse mbi qiellin e Afrinit duke lejuar avionët turq që të bombardojnë pozicionet e kurdëve në zonë, por njëkohësisht ka lejuar futjen e
milicëve shiit në krah të Asadit që të luftojnë kundër ushtrisë
turke.
Gjatë ditës së djeshme ata kanë deklaruar se vijnë për të ndihmuar kurdët për të larguar ushtrinë
turke nga rajoni, ndërkohë që ajo që e bën edhe më të rëndë situatën për
zonën është fakti se milicët
shiit synojnë të vendosen në
zonën kufitare Siri-Turqi, gjë e sjell një konflikt të pashmangshëm me ushtrinë
turke që ndodhet aty. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018,
ora 10:09