TURQI/ Nuk e ulën në vend të parë, plas druri mes truprojave të shefit të policisë dhe kryebashkiakut (VIDEO)
Ministri turk i Kulturës dhe Sportit është larguar me vështirësi nga podiumi i një ngjarjeje mundjeje pasi e gjeti veten në mesin e zënkës së truprojave të shefit të policisë dhe kryetarit të Bashkisë.

Ngjarja tragjikomike ka ndodhur në Provincën Ordu, e cila është edhe vendlindja e ministrit turk Numan Kurtulmus.

Në videon e publikuar nga “DHA”, përcjell tvklan.al shihet ministri teksa zë vendin e tij në zonën e protokollit në tribunë, teksa papritur nis një zënkë e madhe.

Guvernatori i Provincës Ordu, Seddar Yavuz po bisedonte me kryebashkiakun Enver Yılmaz, kur truprojat e këtij të fundit nuk lejuan që në rreshtin e parë të ulej Drejtori i Policisë së provincës.

Në këtë moment nisi një zënkë e madhe me grushte dhe shqelma mes policisë bashkiake dhe truprojavekryebashkiakut në njërin krah dhe truprojave të drejtorit të policisë në krahun tjetër.

Në këtë zënkë u rrezikua edhe siguria e ministrit Kurtulmus, i cili deri javën e kaluar ishte zv/kryeministër dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm të partisë së Erdoganit.

Kurtulmus u largua me vështirësi nga truprojat dhe nga komandot në vendngjarje.


Pas largimit njëri pas tjetrit të ministrit, kryebashkiakut dhe drejtorit të policisë nga ngjarje, në shesh nisën edhe garat e mundjes.
Shtuar më 25/07/2017, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori