Tupac Shakur është gjallë? Del videoja që po "i çmend" të gjithë (VIDEO)
Një video që po qarkullon në rrjet ka nxitur spekulimet se Tupac Shakur është gjallë. Aty duket një djalë që po flet në telefon ndërkohë që tymos cigare.

Pamjet u filmuan nga një kalimtar që vuri re ngjashmërinë, por nuk iu afrua për të zbuluar më shumë detaje.

Që kur u vra në Las Vegas, Nevada, në shtator të vitit 1996, ka patur shumë teori konspirative se është gjallë.

Shumë persona besojnë se ai i ka mbijetuar të shtënave me armë, por është larguar nga muzika.
Shtuar më 21/11/2019, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori