Trumpi për avionin ushtarak më të shtrenjtë në histori: Kosto e "çmendur"! (VIDEO)
Avioni i ri amerikan F-35 ka një kosto marramendëse që edhe vetë presidenti i ri amerikan, Donald Trump e ka quajtur të "çmendur".

"F-35 ka një kosto jashtë kontrollit. Miliarda dollarë mund dhe duhet të ruhen për blerje ushtarake dhe të tjera pas 20 janarit", ka shkruar Trump në profilin e tij në "Twitter".

Por, Trump është zotuar se do të ulë koston e prodhimit të avionëve për të mbajtur ndërkohë të paprekura vendet e punës.

Për prodhimin e avionit F-35, janë shpenzuar më shumë 400 miliardë dollarë, duke vendosur rekord në sistemin e armëve të shtrenjta ushtarake në historinë e SHBA-ve.

Porositësi i parë i huaj për këto avionë është Izraeli, ndërsa do të prodhohen rreth 50 të tillë. Kompania "Lockheed Martin", ka të punësuar rreth 130 mijë persona në shtete të ndryshme të SHBA-ve dhe në disa vende të tjera. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori