Trump refuzon pyetjen e gazetarit të CNN: Organizata juaj e lajmeve është e tmerrshme! (VIDEO)
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald
Trump ka mbajtur mbrëmjen e së mërkurës konferencën e parë për shtyp që prej korrikut.
Trump përdori konferencën e tij të parë për shtyp për të shpërthyer në akuza kundër mediave dhe zyrtarëve të inteligjencës amerikane si dhe për të mohuar lidhjet e përfolura mes tij dhe Rusisë, si dhe ekzistencën e një materiali kompromentues ndaj tij nga shërbimet sekrete ruse.
Ndërkohë, gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve,
Trump ka refuzuar t’i japë
fjalën korrespondentit të CNN, duke iu drejtuar “Organizata juaj e
lajmeve është e
tmerrshme, ju jepni lajme të rreme!”
Ndërkohë që gazetari ka
kërkuar të marrë
fjalën sërish,
Trump i ka
kërkuar të mos tregohet i pasjellshëm dhe të mos i ndërpresë
fjalën kolegëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017,
ora 18:28