Trump injorohet nga Melania, ndërsa ai i tregon vendin ku të ulet (VIDEO)
Mediet e kanë ndjekur me vëmendje momentin e inaugurimit të Donald Trumpit si presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, një moment epik nuk do t'i shpëtonte kurrsesi analistëve, të cilët kanë treguar momentin kur është munduar t'i tregojë bashkëshortes së vet se ku duhet të ulet, telsa po mbante një fjalim, por ajo e injoroi plotësisht atë çfarë tha Trumpi.

Ky moment i sikletshëm ndodhi vetëm pak minuta para se Trump të deklaronte, se "kabineti i tij ka koeficientin më të lartë në testin IQ sesa çdo qeveri tjetër që e ka pasur".

Megjithatë, deklarata e tij nuk është komentuar më shumë sa veprimi i bashkëshortes së tij. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2017, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori