TRONDITËSE/ Kujdestarja lidh të moshuarën me karrige me rrota pas pemës (VIDEO)
Një grua është filmuar duke lidhur pas një peme një të moshuar në karrocë me rrota.

Videoja shokuese, e cila ka marrë shumë komente pas publikimit të rrjet, është filmuar në Kinë.

Kujdestarja në video u shpreh se i duhej që të shkonte në shtëpi për një emergjencë familjare dhe prandaj iu desh që ta lidhte të moshuarën pas qafe tek pema.

Kalimtarët e rastit i kërkuan që ta zgjidhte të moshuarën, por punonjësja i mbrojti vendimet e saj duke thënë se ‘nuk ishte ndonjë punë e madhe."

Videoja thuhet të jetë filmuar në Beijing së fundmi, sipas mediave lokale.

Sa i përket të moshuarës, ajo duket e stresuar dhe e shqetësuar në video, dhe mesa duket, nuk fliste shumë qartë.

Një kalimtar i xhindosur e pyeti:Si do të ndiheshe nëse vajza jote do të trajtonte kështu?"
Shtuar më 07/07/2019, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori