Tritol, armë dhe kanabis, super operacion policor në pyjet e Krujës (VIDEO)
Pëlqej
Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të madh në pyjet e Krujës, të koduar si Shkëmbi i kuq.

Nga operacion, Policia zbuloi kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike si dhe mbi 60 kg kanabis..

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, brenda pak orësh kanë finalizuar një tjetër operacion.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është finalizuar me sukses operacioni I koduar”Shkembi I Kuq”.

Më datë 25.09.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

• një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;

•2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;

• 1 granatë offensive;

•1 ndezëz unifikues granate;

•1 armë gjysëm automatike mod 56;

• 283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;

• 1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori