Treni kthehet në Beograd, ROSU mbetet ende në kufirin kosovaro-serb (VIDEO)
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ROSU me armë të rënda dhe pajisje për të shkatërruar masat, të cilat janë të vendosura në stacionin e hekurudhës në Jarinjën e Poshtëm, në kufirin kosovaro-serb edhe më tej po qëndrojnë aty.

Disa prej tyre po qëndrojnë edhe në binarë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçic ka deklaruar se me urdhër të tij treni që ishte nisur për Mitrovicë nga Beogradi ishte ndalur në Rashkë në mënyrë që të ruhen jetët e njerëzve dhe qe të parandalohet konflikti i përmasave të gjëra. /Albeu.com/


Shtuar më 14/01/2017, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori