Trejsi bën deklaratën e papritur, shkëput çdo lidhje me "kapo bandën" e klanit Duka (VIDEO)
Ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, pas lajmeve që qarkulluan për të fejuarin e saj, Leonard Dukën.

Duket se lajmet për të dashurin e saj, “kokën” e Klanit Duka, Leonardin ja kanë marrë edhe shkëlqimin e modeles. E gjendur në një situatë të vështirë ish-missi ka ndarë dy video ku këndon këngën e Flor Mumajesit “Plas”.

Në sfond dëgjohet modelja e cila këndon disa vargje nga kënga e kantautorit të njohur: “S’kena me u pa mo bashkë, nuk kena me u pa mo, shpirti im e di po plas nuk kena me u pa mo”.

E gjendur në një situatë të vështurë, ndërsa i dashuri është në kërkim nga autoritetet për vrasjen e Santiago Malkos, Trejsi Sejdini mundohet të mos e nxjerrë në pah vuajtjen, por të vazhdojë me jetën e saj të luksit. Por mos vallë ka vendosur t’i jap fund lidhjes së saj me një ndër njerëzit më të rrëzikshëm në Shqipëri?!

position:relative;padding-bottom:177.871%;">
Shtuar më 07/10/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori