Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një mjek (VIDEO)
Tre nga nëntë pacientët që po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive nga COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesin e tyre është edhe një mjek. Megjithatë, ditëve të fundit Klinika Infektive nuk ka pasur shtim të numrit të pacientëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, raporton KOHA.

Kosova po vazhdon ta përdorë barin e ndaluar nga OBSH-ja, hidroksiklorokinën te pacientët me COVID-19.

Megjithëkëtë, infektologët në Kosovë e cilësojnë si tejet të vonuar këtë vendim të OBSH-së, sepse sipas tyre kjo është dashur të bëhet qysh në fillim të pandemisë.
Deri më tani shumica e pacientëve në Klinikën Infektive janë trajtuar me këtë terapi, por mjekët thonë se ata nuk kanë parë efektet anësore nga përdorimi i këtij ilaçi.

Të enjten kur vendi ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave duke u hapur rrugë hapjes së objekteve fetare, ministri i Shëndetësisë ka thënë se lehtësimi i tyre është bërë bazuar në një analizë parapake për situatën epidemiologjike.

Në 24 orët e fundit, nga 267 mostra e marra nga IKSHPK-ja në Kosovë është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.
Shtuar më 28/05/2020, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori