Salianji nuk bindet: Basha nuk u përgjigj kur u pyet në mbledhje nëse do kandidojë prapë

Deputeti Ervin Salianji është shprehur skeptik me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji komentoi edhe deklaratën e lexuar nga Enkelekjd Alibeaj, ndërsa tha që shumica e grupit nuk kanë qenë të pranishëm.

Salianji shtoi se Basha nuk u përgjigj kur u pyet nëse do të kandidonte sërish për kreun e PD-së.

“Deklarata është hedhur në diskutim në grup, në dijeninë time shumica e grupit nuk ka qenë. Pjesa e anëtarëve që kanë qenë aty kanë patur objeksione të caktuara. Por thelbi nuk është aty, thelbi ëhstë që Basha ka dhënë dorëheqjen. Ne që kemi bashkëpunuar nuk na vjen mirë. Dështimi i tij është dështimi i të gjithëve ne që e kemi mbështetur, i doktorit të parit”, tha Salianji.

I pyetur nëse  Basha do të kandidojë sërish në zgjedhjet për partinë, Salianji tha se ai e ka lënë evazive.  “Është  bërë pyetje nga zoti Bejko nëse do kandidojë prapë, e ka lënë evazive dhe nuk ëhstë përgjigjur zoti Basha në mbledhje”, tha Salinji./albeu.com/