15 punëtorë emigrantë që ishin duke fjetur afër rrugës, u shtypën për vdekje këtë
mëngjes nga një
kamion në një incident tragjik pranë Gujarat të Indisë.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi herët këtë
mëngjes, kur një
kamion eci me shpejtësi mbi punëtorët që
flinin në rrugën Kim-Mandvi duke vrarë 12 në vend.
Disa punëtorë të plagosur janë dërguar në një spital aty pranë. Tre nga tetë të plagosurit vdiqën gjatë trajtimit duke çuar numrin e vdekjeve në 15.
Shoferi i
kamionit me sa duket humbi kontrollin e automjetit, pasi goditi kallamin e sheqerit të varur nga karroca e traktorit që vinte nga drejtimi i kundërt.
“Dritarja e përparme e
kamionit u copëtua nga goditja, e cila bllokoi shikimin e shoferit. Kamioni më pas doli nga rruga dhe u përplas me punëtorin që po
flinin”, kanë thënë autoritetet.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 10:41