Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Tragjedia e familjes shqiptare në Kanada, rrëfehet vajza e mbijetuar (VIDEO)
Pak ditë më parë, në Kanada ndodhi një aksident tragjik ku për pasojë u shuan tre breza të një familje shqiptare me mbiemrin Vokshi.

Në këtë aksident, humbën jetën Xhemile Vokshi, 55 vjeç, mbesa e saj e vogël Isabela Vokshi, 5 vjeç dhe vajza e Xhemiles, Valbona Vokshi, 35 vjeçe. E vetmja që ka mbetur nga familja Vokshi, Blerta, e cila humbi motrën, mbesën dhe nënën, ka folur për herë të parë në media në lidhje me tragjedinë.

Në një prononcim për “Toronto CTV News”, ajo nuk gjen fjalë për ta përshkruar tragjedinë që i ka ndodhur. “Nuk mund të gjej fjalë për dhimbjen dhe lotët e këtyre ditëve. Jam e tronditur, thotë Blerta, transmeton Panorama.

Ajo shprehet se bashkë me nipin e saj të vogël Aronin, ishin në një automjet tjetër kur ndodhi tragjedia. Mjeti që u përfshi në aksident drejtohej nga e motra, Valbona, i cili pasi doli nga rruga shpërtheu në flakë.

“Nëna ime ishte shembulli që kam ndjekur në këtë jetë. Ajo na donte të gjithëve ne”, trgon Blerta. “Valbona, motra ime na ka vënë neve gjithnjë para jetës së saj. Ajo ishte një person i dashur dhe vazhdimisht ka dërguar para në Shqipëri për të ndihmuar të tjerët”, rrëfen Blerta.

“Mbesa ime Isabella ishte engjëlli im. Ajo ishte një person i bukur brenda dhe jashtë. Ajo solli dritë në jetën tonë për të gjithë ne”, shprehet ajo.

Familja shqiptare kishte emigruar 15 vite më parë drejt Kanadasë ku edhe jetonte. “Ata ishin duke ndjekur ëndrrën që shumica e emigrantëve kanë, kur erdhën në Kanada dhe për fat të keq, tani janë në këtë situatë të tmerrshme,” deklaroi avokati Sandra Zisckind.

Blerta do të ngrejë një padi tashmë për autoritetet lokale të autostradës ku ndodhi ngjarja, si edhe për kompaninë që ka prodhuar automjetin, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim./Albeu.com/

Shtuar më 30/06/2016, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori