Totalisht e dashuruar, Angela Martini krenohet me gjestin human të partnerit (VIDEO)
Angela Martini së bashku me bashkëshortin e saj kanë qenë në një restorant peshku.

Dragos ka porositur një karavidhe ku supozohej t'i vinte e gatuar mirë, por kamarierët ia sollën të gjallë për t'ja treguar. Mënyra si ishte duke lëvizur e ka tmerruar modelen e cila është vegjetariane dhe i ka kërkuar burrit që ta blinte dhe ta kthente në det.

"Ishim në një restorant peshku dhe porositëm ushqim, kamerieri na solli një karavidhe, e cila supozohej të ishte zier.

Duke qenë vegjetariane, por edhe e ndjeshme, u trishtova shumë për këtë. Burri im më bëri përshtypje kur vendosi të shpëtojë jetën e kësaj karavidhe duke paguar për të dhe duke e hedhur në ujë.

Po, jeta është si një film!", ka shkruar krahas videos Angela Martini.

Shtuar më 01/07/2020, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori