Pamje të frikshme në Prishtinë, makina “fluturon” brenda restorantit (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e një aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur javë më parë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, transmeton Gazeta Metro.

Në magjistralen Prishtinë-Ferizja në orët e para të mëngjesit, një veturë ka pësuar vetaksident të tmerrshëm, ku janë lënduar tre persona.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur me 2 janar të këtij viti rreth orës tre të mëngjesit.

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 02.01.2020 – 03:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte automjetin e tij ka pësuar aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar në QKUK, ku pas trajtim mjekësor dy janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Metro ka siguruar pamje të këtij aksidenti të tmerrshëm, ku shihet se vetura përfundon në një prej restoranteve në këtë rrugë.


Shtuar 18.01.2020 14:33