Topalli batuta “therëse”, Balla: S’bëhesh dot si Nano (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në momentin kur në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohej takimi Nano-Rama për çështjen e presidentit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e përfolur si kandidatja më e fortë e mazhorancës për këtë post, ka shkëmbyer batuta ironike me deputetët e opozitës.

Me një fjalor të zbërthyer nga konturet e formalitetit parlamentar, Topalli tha me të qeshur se ndërsa Rama dhe Nanos diskutojnë për zgjedhjen e presidentit, në SHBA kryeministri Berisha është takuar me Hillari Klinton. Ky takim, në fakt ka “ngrohur” shumë demokratët për faktin se takimi i realizuar nga Berisha është në nivelet më të larta.

Batutat
Topalli: E kuptoni, Berisha me Hillarin, Rama me Nanon. Hillari thotë po vi, Rama I thotë mos hajde
Balla: U bërë xheloze?!
Topalli: E papame. Për zotin, ditë më të bukur se sot…po cclirojuni, cclirojuni…unë s’po dija ccfarë kenijeni kaq të mpirë…kaq jeni nervozuar ju…për zotin s’keni faj, ua kuptoj hallin..ju a kuptoni se ku e ku (jeni)…pu..pu..pu..pu tmerr…s’keni faj..sot më dhimbseni tamam
Balla: O zonjë..
Topalli: Hë fillo…
Balla:Ti Xhozefinë s’ke për t’u bërë as si Hillari e as si Nano…
/albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit