Të blinduar, Zidane përshëndetet me lojtarët në distancë

Skuadra e Real Madridit u ribashkua në Valdebebas të Mërkurën, shkruan Albeu.com.

Megjithëse në rrethana më pak se normale lojtarët një e nga një arritën të bëjnë testet mjekësore dhe trajneri Zinedine Zidane ishte aty për t’i përshëndetur, duke ruajtur distancimin.

Të gjithë lojtarët ishin të veshur të blinduar me maska dhe doreza siç rekomandohej nga qeveria spanjolle.

Ndërkohë ende nuk ka një datë zyrtare për fillimin e La Liga. /albeu.com/


Shtuar 6.05.2020 21:40