Trajneri i Southamptonit kërkon gola nga Armando Broja

Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl ka kërkuar nga sulmuesit të tij të janë më efikas para portës.

Trajneri austriak shpreson që Armando Broja dhe Che Adams të janë ndihmesë e madhe për ekipin.

“Besoj se ne kemi lojtarë që mund të shënojnë gola. Padyshim që mund të shënonim më shpesh, ky është fakt. Kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë, patjetër. Ne treguam se mund të krijojmë shumë raste, por shpresoj se sulmuesit do të arrijnë t’i konkretizojnë”, deklaroi Hasenhuttl.

Broja dhe Adams janë dy golashënuesit më të mirë te Southamptonit me nga tre gola.


Shtuar 14.12.2021 19:17