Bayern Munich “ndalet” në shtëpi nga Gladbach (VIDEO)

Pas 3 fitoreve në 3 ndeshjet e para, Bayern Munich është ndalur në barazim në ndeshjen e 4 përballë Gladbach në “Allianz Arena”.

Sadio Mane do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 34, por VAR do ta anullonte golin për pozicion jashtë loje, ndërsa miqtë do të shënonin në fundin e pjesës së parë me Thuram.

Në pjesën e dytë “bavarezët” shtojnë forcat në sulm në kërkim të përmbysjes, por do të arrinin vetëm të barazonin me Sane në minutën e 83.

Rezultati përfundimtar do të ishte 1-1./albeu.com


Shtuar 27.08.2022 20:40