Tmerr në ajër, motori i avionit shpërthen në fluturim (VIDEO)
Pëlqej
177 pasagjerët e avionit Airbus 320 të kompanisë Frontier kanë parë tmerr me sy tre ditë më parë teksa motori shpërtheu në ajër.

Avionit iu desh të bënte një ulje emergjente po në Las Vegas, pasi pjesa e jashtme që mbulonte motorin u nda në pjesë gjatë ngritjes.

Fotot dhe videot e bëra nga vetë pasagjerët tregojnë pjesën metalike që u shkëput pjesërisht nga trupi i Airbus A320, duke ekspozuar kështu motorin.

Duke e përshkruar incidentin për mediat, një nga personat në bord tha se u krijuan trazira dhe se pasagjerët ishin dukë ulëritur në panik.

Për fat të mirë, askush prej pasagjerëve nuk u dëmtua, ndërsa avioni u ul me sukses me vetëm një motor. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori