U këcënohet siguria, grupi izraelit i kërkim-shpëtimit largohet nga Turqia

Grupi izraelit i kërkim-shpëtimit United Hatzalah po largohet nga Turqia pas gjashtë ditësh në terren për shkak të një “kërcënimi serioz sigurie”,raporton CNN.

Shefi ekzekutiv i United Hatzalah, Eli Pollack dhe nënkryetari i operacioneve, Dov Maisel, thanë në një deklaratë se ata “kishin marrë informacione për një kërcënim konkret dhe të menjëhershëm ndaj delegacionit izraelit dhe ne duhet të vendosim sigurinë e personelit tonë në radhë të parë”.

“Ne e dinim se kishte një nivel të caktuar rreziku në dërgimin e ekipit tonë në këtë zonë të Turqisë, e cila është afër kufirit sirian, por ne morëm hapat e nevojshëm për të zbutur kërcënimin për hir të misionit tonë të shpëtimit,” Maisel. tha.

Vendimi erdhi pas një “vlerësimi të përbashkët të situatës me krerët e Komandës së Frontit të Brendshëm të Forcave të Izraelit dhe Njësive të Kërkimit dhe Shpëtimit që u zhvillua të shtunën mbrëma”, thanë ata.

Për shkak të shpejtësisë së nisjes së grupit dhe “mungesës së avionëve të disponueshëm”, Miriam Adelson, e veja e megadonorit të ndjerë republikan amerikan Sheldon Adelson, dhuroi avionin e saj privat për të fluturuar ekipin në Izrael të dielën.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që ekipi ynë ka arritur në vetëm pak ditë, duke ndihmuar në shpëtimin e 15 individëve në bashkëpunim me Komandën e Frontit të Brendshëm të IDF, njësitë e Kërkimit dhe Shpëtimit të Izraelit, forcat lokale të shpëtimit dhe Kryqin e Kuq Turk.” tha Maisel. “Dua të falënderoj Dr. Adelson që na ndihmoi në kthimin e njerëzve tanë shpejt dhe në mënyrë të sigurt.”

Një grup i dytë ndihmës izraelit, IsraAid, vazhdon të operojë në Turqi./Albeu.com