Tjetër grabitje spektakolare, bankomati thyhet me eskavator (VIDEO)
Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë, një hajdut ka përdorur eskavatorin për të shembur një ndërtesë të vogël ku ndodhet një bankomat me para.

E gjithë skena është xhiruar nga kamerat e sigurisë County Londonderry.

Xhirimet tregojnë burrin duke nxjerrë me mjetin e rëndë makinerinë me para.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Dungiven të dielën e shkuar, raporton BBC.

Dy persona të tjerë të maskuar presin me një makinë tip Citroen Berlingo ku ngarkojnë makinerinë. Bastisja zgjati pak më shumë se katër minuta, shkruan gjiganti britanik.

Ky është rasti i fundit i një serie vjedhjesh të makinerive të bankomateve në të dyja anët e kufirit irlandez, ndërsa autoritetet thonë se një grabitje e tillë është e teta në 2019.
Pronari i dyqanit Martin O’Kane vëzhgoi dëmin nga prapa kordonit të policisë të dielën pasdite.

Ai tha: "Njerëzit që bënë këtë janë të përbuzshëm".

"Do të ketë gjithnjë e më pak ATM për shkak të këtyre sulmeve. Nga një po ndodh çdo javë. Nuk do të marrë më një makineri të tillë dhe kjo do të jetë humbje për komunitetin lokal", shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori