Timoshenko, lidhje intime me avokatin e vet apo truk i qeverisë? (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ndërsa ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, e dënuar me 7 vite burg, ka nisur një grevë urie në burg, pasi thotë se është dhunuar nga rojet e burgut, mediat kanë nxjerrë një video, ku pretendohet se ajo shkëmben puthje pasionante me avokatin e vet, shkruan Tema.

Regjistrimi është në rezolucion të dobët, kështu që është pothuaj e pamundur të vërtetohet nëse aty janë ish kryeministrja dhe avokati i saj. Video është postuar edhe në Youtube dhe tregon një grua që ngjan me Timoshenkon dhe një burrë të ngjashëm me avokatin e saj, të cilët puthen.

Partia e ish-kryeministres, Batkivshchyna, e ka cilësuar videon të rreme, ndërsa dyshohet se prapa saj qendon qeveria, e cila po përpiqet që të tërheqë vëmëndjen nga greva e urisë së Timoshenkos.

Kjo e fundit është dënuar me 7 vjet burg për abuzime me pushtetin gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për gazin me Rusinë. Perëndimi e ka dënuar ashpër vendimin për dënimin e saj, duke e cilësuar si politik.
Shtuar më 25/04/2012, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com