Tottenham për turp, Wolves i bën gjëmën dhe largon më shumë nga zona Champions (VIDEO)

Wolves ka hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për të siguruar një vend në zonën Champions pasi ka mposhtur Tottenhamin 2:3.

Spurs tashmë rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Chmpions sezonin e ardhshëm.

Vendasit e nisën më së miri ndeshjen, me Steven Bergwijn (13) që realizoi për 1:0 – derisa Matt Doherty (27’) barazoi rezultatin.

Kur mendohej se pjesa e parë do të përfundonte baras, Serge Aurier (45’) me një goditje me të majtën i dha epërsinë skuadrës së Jose Mourinhos.

Por gjysma e dytë solli minuta dramatike, me Diego Jota (57’) që sërish vendosi baraspeshën. Për ta kompletuar përmbysjen e madhe u përkujdes Raul Jimenez (73’) i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2:3

Wolves ngjitet në vendin e gjashtë me 42 pikë, kurse Tottenham një pozitë më poshtë me 40 pikë.


Shtuar 1.03.2020 16:08